ads

Friday, October 4, 2013

UP-ja lanson wireless-in në gjithë kampusin universitar

UP-ja lanson wireless-in në gjithë kampusin universitar


Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka lansuar wirelessin, i cili është duke u implementuar me sukses brenda gjithë kampusit të UP-së.

Rektori Gashi tha se tashmë studentët dhe stafi i UP-së kanë mundësi që pa pagesë për 24 orë t’u qasen shërbimeve elektronike, duke e konsideruar këtë projekt edhe një të arritur tjetër të menaxhmentit të UP-së.