ads

Sunday, October 6, 2013

Orari i provimeve per afatin e Tetorit me ndryshimet me te fundit

Bota e telefonave të mençur mobil është duke e pritur lansimin e telefonit të ardhshëm të Google – modelin e saj kryesor, Nexus 5, që pritet të prezantohet zyrtarisht deri në fund të muajit, ndërsa Google është duke shikuar mundësinë e përsëritjes së suksesit që ajo e ka pasur me shitjen e paraardhësit të këtij modeli, Nexus 4.
Nexus 4 ishte prezantuar nëntorin e vitit të kaluar, dhe për një kohë shumë të shkurtër ky model ishte shitur tërësisht në Google Play Store, dhe ishte i padisponueshëm për shumë javë për përdoruesit, derisa Google u furnizua sërish me këtë model të kërkuar të telefonit. 
Pas suksesit të shitjeve me para-porosi, Google vendosi që ta lirojë edhe më shumë çmimin e Nexus 4, gjë që bëri që inventari i saj i mbetur të spastrohej tërësisht.
Pas Asus me të cilin kishte prodhuar Nexus 7, Google u kthye kah LG për krijimin e Nexus 4, dhe kësaj radhe nuk besohet se do të jetë ndryshe për modelin e saj të ardhshëm, Nexus 5.
Dhe tani Google shpreson që modeli i saj i radhës, Nexus 5 - për të cilin thuhet se do të kushtojë rreth 350 dollarë në versionin bazë, por i cili përsëri është përsëri më i lirë sesa rivalët Samsung Galaxy S4 i cili kushton rreth 600 dollarë ose Apple iPhone 5S i cili sillet rreth 650 dollarë - do ta ndihmojë atë të përsërisë suksesin e shitjes së paraardhësit, i cili ishte pritur jashtëzakonisht mirë në treg