ads

Saturday, October 5, 2013

Fitoni Burse ne Zvicerr


Niveli i studimit:  Master 
Programi i studimit:  çfarëdo programi i ofruar nga universiteti, me përjashtim Shkencat Biomjeksore ( Biomedical Science)
Studimet fillojnë: 01 Shtator 2014
Afati për aplikim:  30 Nëntor 2013
Bursa e hapur për: studentët ndërkombëtar
Bursa merret për studim në: Universitetin Bern, Switzerland
Gjuha e studimeve: Gjermanisht dhe Anglisht
Çka mbulon bursa? Bursa mbulon shpenzimet me një pagesë mujore prej 1.600 frangash zvicerane, së pari bursa jepet  për një periudhë prej 13 muajsh duke filluar nga 1 shtator 2014. Nëse përfituesi demonstron përparimin akademik bursa vazhdohet për të gjithë periudhen e rregullt të programit Master.
Kriteret për aplikim: Kandidatët duhet të kenë vendqëndrim të përhershem jashtë Zvicrre ne kohen e aplikimit për bursë, duhet të kenë diplomë në Bachelor, e cila është ekuivalente me fushen përkatse te studimit. Kandidatet duhet të kenë të përfunduar diplomimin më së voni në korrik 2014.
Mënyra e aplikimit: Aplikimi bëhet online.
Për më shumë rreth mënyrës së aplikimit dhe bursës në përgjithësi, shkoni ne linkun <http://www.int.unibe.ch/content/incoming/master_grant/index_eng.html> ose kontaktoni ISR Institute për ndihmë të mëtejshme rreth informatave apo aplikimit.Për çfarëdo paqartësie, ju lutem na kontaktoni në uebfaqe apo në faqen tonë në facebook/institutiisr