ads

Sunday, October 6, 2013

Material per provimin Sjellje Organizative

kroatit Ivo Andric - që veten e mbante për serb - idetë e tij ekstremiste politike vazhdojnë të provokojnë polemika në Serbi. “Serbia duhet që me Italinë ta ndajë Shqipërinë dhe kështu të eliminojë qendrën tërheqëse për minoritetin arbanas (shqiptar) që ka një pretendime për Kosovën”, ka thënë Andric më 1939, si diplomat, i cili në një referat për Qeverinë e Mbretërisë së Jugosllavisë ka propozuar “zgjidhjen” e çështjes së Kosovës. Ndryshe nga veprimtaria letrare e tij, Novosti shkruan se aktiviteti i tij politik për dekada është shtyrë në qilim, ndërsa për qëndrimet e tij nacionaliste edhe sot, më 9 tetor, në 121 vjetorin e lindjes së tij, pakkush në Serbi dëshiron të flas! Një prej këtyre “veprave” të tij është referati “Për çështjen arbanase”. Aty ai jep “zgjidhje” për “problemin e Kosovës”: shpërnguljen e shqiptarëve të besimit islam në Turqi, si dhe zgjerimin e shtetit serb deri në Shkodër. Ndonëse deklarohej me tezën “Ballkani - ballkanasve”, për ndarjen u pajtua pas takimit me ministrin e Jashtëm italian, në janar 1939. "Lejimi i Italisë për të marrë të paktën një pjesë të territorit të Ballkanit, është një e keqe më e vogël, sepse për ne në këto çaste është vetëm një gjë e rëndësishme, e ky është sigurimi strategjik i Kosovës”, ka thënë Andric. “Marrja e Shkodrës në këtë rast mund të jetë i një