ads

Sunday, October 27, 2013

Dafina Zeqiri kerkon Rita Oren

Dafina, e cila ka qenë në syrin e kritikëve një kohë të gjatë dhe pjesë konstante e mediave për jetën e saj private, ka folur në një intervistë për Bluetooth për karrierën e saj. Duffye pos tjerash ka aluduar se edhe mund të realizojë një duet me këngëtaren e mirënjohur, Rita Ora. E pyetur se nëse ka ndonjë shans që të realizohet dueti i saj me Rita Orën, Dafina tha duke qeshur: “Gjithçka është e mundur”. Ajo pos tjerash konfirmoi se po punon për të depërtuar në skenat botërore, teksa ka mohuar një lidhje dashurie. “Dashuria? Për momentin asgjë, jam shumë e angazhuar dhe jam e fokusuar plotësisht në muzikë. Unë për festat e fundvitit kam vendosur të kthehem në Kosovë. Kam disa projekte që pres t’i realizoji”, shtoi ajo. Dafina shtoi po ashtu se ajo përfiton mirë nga muzika, por se edhe investon shumë në veshje, këngë të reja dhe videoklipe.